19:59 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Cakaj shkruan historinë: Hap negociatat për anëtarësim

Pas një fushate diplomatike një vjeçare, për të bindur vendet anëtare të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave, të udhëhequr nga Kryediplomati Cakaj, sot Këshilli i Ministrave të BE-së ka dhënë vendimin pozitiv, duke miratuar çeljen e tyre.

Ky vendim pozitiv ka konfirmuar qartësisht prespektivën evropiane të dy vendeve.

Zyrtarë të Lartë të BE-së, si dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare kanë reaguar në llogaritë e tyre zyrtare në twitter, jo vetëm duke uruar Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe duke vlerësuar Ministrin Cakaj për të gjithë angazhimin e tij në këtë proces.

Komisioneri për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, pasi uroi të dy vendet për këtë arritje, Oliver Varhelyi, u shpreh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian. Edhe Ministri i Shtetit për Evropën Michael Roth shprehu vlerësimin e tij për këtë arritje, duke theksuar se kjo është një fitore jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.

Ndërsa Kryediplomati Cakaj në reagimin e tij, ka uruar të gjithë shqiptarët, duke theksuar se ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës historike: “Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian!”