16:45 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Cakaj shoqëron 30 mjekë për t’i dal në ndihmë Italisë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se i ka shoqëruar mjekët dhe infermierët shqiptarë për në Itali, shkruan IndeksOnline.

Cakaj ka shpërndarë një fotografi me personalin shëndetësor në aeroplan duke thënë se po ia dhënë dorën e ndihmës Italisë në këto orë të vështira.

“Me mjeket e infermieret e shkëlqyera shqiptare rrugës për në Romë për t’i dhënë dorën e ndihmës Italisë mike në këto orë të vështira”, tha ai./IndeksOnline/