14:41 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Cakaj: Suksese të pamatshme për Osmanin, në mandatin e tij si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se e ka uruar Bujar Osmanin për postin e tij në krye të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Cakaj tha se Osmanit i uroi suksese në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, transmeton Indeksonline.

Cakaj theksoi se me Bujarin në krye të diplomacisë, do të vazhdojë puna për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Postimi i plotë:

Sot kam zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani ????!

Z. Osmani i kam uruar suksese të pamatshme në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Për më shumë, pasi ka shërbyer si zv.kryeministër dhe kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Me Bujarin në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, ne do të vazhdojmë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.