22:03 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj takim përmbajtësor me Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Donald Gonneville

 Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, z. Donald Gonneville.

Këtë e bëri të ditur vet Cakaj përmes një postimi të bërë në Facebook deri sa tha se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e unitetit të Aleancës përballë çështjeve si terrorizmi apo kërcënimet hibride.

“Përmbushja e këtij synimi kërkon angazhim të shtuar të gjithë vendeve anëtare të Aleancës. Shqipëria do të arrijë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit për ndarjen e 2% të GDP-së për shpenzimet në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024”, ka shkruar ministri shqiptar.

Ai tutje ka thënë se Shqipëria do të përqafojë përmbajtësisht çdo vlerë të Aleancës dhe do të mbetet një prej kontribueseve më madhore brenda saj./Indeksonline/