Cakaj takohet me kryeministrin e Kroacisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, infrastrukturën dhe sigurinë, transmeton Indeksonline.
Cakaj ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Krocia ka qenë për Shqipërinë gjithmonë një përkrahëse shumë e madhe dhe mbështetëse për anëtarësimin saj në Bashkimin Evropian.
Honored to meet ?? PM @AndrejPlenkovic. Discussed bilateral relations, with focus on infrastructure & security. #Croatia remains a key regional partner of #Albania and a great supporter of ?? path to ?? membership. pic.twitter.com/MzjrdaDjam
— Gent Cakaj (@CakajGent) October 7, 2019