75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Cakaj takohet me Mogherinin, flasin për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Cakaj ka thënë se ishte kënaqësi që me Mogherinin të shkëmbejnë pikëpamjet mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë, transmeton Indeksonline.

“Kënaqësi e madhe për të takuar Federica Mogherinin dhe shkëmbyer pikëpamjet mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë tani. Ne presim që të Bashkimi Evropian të respektoj premtimet e saj dhe kështu të sigurojmë një shtysë të re për reformën dhe progresin në Shqipëri dhe rajon”, ka shkruar Cakaj./Indeksonline/