75 Mall Live Search
09:29 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Cakaj takon Këshillin Kombëtar Shqiptar: Certifikatë, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se në Bujanovc është takuar me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Cakaj ka thënë se së bashku do të përpilojnë një plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar disa sektorë kyçë për Luginën e Preshevës!

Po ashtu, ministri tha se do të hapet një Konsullatë e përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë midis Shqipërisë e shqiptarëve, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi:

Në Bujanoc u takova edhe me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe shqyrtuar mundësitë e mbështetjes së tyre ??!

Bashkërisht do të përpilojmë një plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës! Këtu më duhet të falënderoj gjithsesi Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për punën e pakursyer e bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë drejtim!

Patjetër, këtu duhet të hapim Konsullatën e Përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe me diplomacinë tonë do të kemi shumë shpejt masa shtesë për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës!

Mbetem pafundësisht falënderues për mirënjohjen që na ndau Këshilli për punën që kemi bërë për Luginën ?…