12:06 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Cakaj – Thaçit: Zhbërja e kufirit, s’duhet të jetë më diskutim politik, vetëm çështje teknike

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, është dukë qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, Cakaj u nis për në presidencë.

Ai aty u prit nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Cakaj me këtë rast tha se ata janë të gatshëm për të nisin punën për zhbërjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, shkruan Indeksonline.

“Jemi të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit. Duhet të jetë më shumë çështje e hapave teknik, sesa e diskutimeve politike”, ka thënë ndër të tjera ministri shqiptar./Indeksonline