75 Mall Live Search
17:53 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Cakaj video-konferencë shumë të frytshme me Ministren për Çështjet Evropiane të Francës, Amélie de Montechalin

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka zhvilluar një video-konferencë shumë të frytshme me Ministren për Çështjet Evropiane të Francës, znj. Amélie de Montechalin.

Ky është postimi i plotë i ministrit:

Biseduam hollësisht për masat e ndërmarra dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19. Po ashtu, e informova mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe gatishmërinë e patjetërsueshme për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme, për të vazhduar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për më shumë, diskutuam edhe mbi zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë e sigurimit të një perspektive të prekshme evropiane për të gjitha vendet.

Në fund, vlerësuam bashkërisht rëndësinë e marrëveshjes për Agjencinë Franceze të Zhvillimit si një burim shtesë jo vetëm i zhvillimit të Shqipërisë, por edhe i thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona!