18:11 / E Hënë, 06 Korrik 2020

Cakaj vizitë në Slloveni: Mirënjohës për mbështetjen pas tërmetit dhe gjatë pandemisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Slloveni, është takuar edhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Anže Logar.

Sipas ministrisë së Punëve të Jashtme, takimi pati në fokus rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit dhe turizmit.

Gjatë takimit, homologët theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave për të vijuar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e dy vendeve në kuadër të OSBE.

“Mirënjohës ndaj Sllovenisë për mbështetjen dhënë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe pandemisë COVID-19.”- u shpreh Cakaj gjatë konferencës së mbajtur për shtyp, pas takimit.

Mos i humb