75 Mall Live Search
21:06 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Cakaj zhvillon takime të shumta në Helsinki, merr mbështetje të mëdha nga vendet e BE’së

Ministi i Jashtëm i Shqipërsië, Gent Cakaj ka zhvilluar një varg takimesh me kolegë të vcendeve anëtare për të shtuar mbështetjen për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Cakaj përmes një postimi në facebook ka thënë se Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë, Rumanisë, Çekisë , Kroacisë , Danimarkës dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë konfirmuan mbështetjen e tyre madhore për një vendim pozitiv në tetor.

Ja postimi i tij i plotë:

Gjatë pjesëmarrjes në takimin Gymnich në Helsinki, zhvilluam edhe një varg takimesh dypalëshe me kolegë të vendeve anëtare për të shtuar mbështetjen për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE ????!.

Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë ??, Rumanisë ??, Çekisë ??, Kroacisë ??, Danimarkës ?? dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë ?? konfirmuan mbështetjen e tyre madhore për një vendim pozitiv në tetor.

Shqipëria mbetet e përkushtuar në punën e saj të pakursyer për të shndërruar vlerësimin pozitiv teknik të Komisionit në vullnet afirmativ të Këshillit ✌!