Cakaj:Mes ditëve të vështira, çelja e negociatave për anëtarësim në BE është zhvillim historik për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj tha se mes këtyre ditëve të vështira hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një zhvillim madhor e historik.
Cakaj theksoi se ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës historike, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dua përtej fjalëve, Shqipëri ????!
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur ÇELJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN ME SHQIPËRINË!
Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi.
Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian!
URIME TË GJITHËVE ?!