16:46 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Cakajt: Partitë politike kanë ndarjen e përgjegjësive për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, ka thënë se mbrëmë partitë politike të Luginës së Preshevës kanë ndarë përgjegjësitë brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar.

Sipas Cakajt ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Postimi:

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur edhe ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar!

Ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës!

Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar!