Cakolli: Deputetët edhe 30 ditë të tjera për ta konstituar kuvendin

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Kushtetuesja, ku thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.
“Siç kemi thënë, gjykata konstatoi që është shkelur aktgjykimi nga kryesuesi Dehari. Seanca konstituive duhet të vazhdojë me votim të hapur. Ndërsa, subjekti më i madh mund të propozojë të njëjtin kandidat vetëm deri në tri herë. Deputetët kanë kohë edhe 30 ditë të tjera për ta konstituar kuvendin”, ka shkruar Cakolli në Facebook.