Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në emisionin “Click” të RTV21 tha se gjasat e mëdha janë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak të mos krijimit të qeverisë së re.
“Tash nuk dua të spekuloj, por në parim gjasat janë më të mëdha që të kemi proces zgjedhor (zgjedhje të jashtëzakonshme) para se të kemi çfarëdo qeverie në Kosovë brenda mbase javëve në vijim”, tha ai.
Cakolli beson se qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit edhe një herë për zgjedhjet parlamentare gjatë këtij viti apo në fillim të vitit 2026.
“Unë besoj në situatën e tanishme me polarizimin e skajshëm dhe pozita diametralisht të kundërta të partive e në veçanti besoj, mungesa e vullnetin të LVV-së për ta krijuar një qeveri e cila pastaj është lehtë e rrëzueshme e thënë kushtimisht, është arsyeja kryesore se pse besoj që qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit edhe njëherë në mos gjatë këtij viti, më së largu në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai.