75 Mall Live Search
20:30 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / Z S

Cakolli ironizon pas dëshmisë së Wesley Clark në Hagë: Ende s’kanë nisur sulmet hibride ndaj tij

Anëtari i KDI-së, Eugen Cakolli, ka komentuar paraqitjen e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Gjykatën Speciale, ku dëshmoi në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një postim në Facebook, Cakolli u shpreh i habitur nga fakti që, sipas tij, makineria e “profileve parapolitike digjitale” ende nuk ka nisur sulme hibride ndaj Clarkut pas dëshmisë së tij.

Postimi i plotë:

Pak e habitshme qysh, pas dëshmisë së sotme të Wesley Clarkut në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, ende s’kanë nisë sulmet hibride ndaj tij prej makinerisë së profileve parapolitike digjitale?!

Apo disave ende po ju duken më “kredibile” ato dëshmitë për lopë të vjedhura, ngjyrë çorapash, puthje duarsh e magji të zeza?

Ose mbase fokusi ende është te episodi i fundit i Logjikonomisë?/Indeksonline/