Cakolli: Kuvendi vazhdon të tallet, jo vetëm me veten, por edhe me qytetarët

Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” e ka quajtur ”Tallje me qytetarët” dështimin e sërishëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Pasi që, Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka dështuar edhe një herë tjetër të zgjidhet kryetare e Kuvendit.
Cakolli tutje ka thënë se qytetarët janë të lodhur nga kjo papërgjegjësi politike.
”Në këtë cikël absurd, të gjithë e dinë se publiku është lodhur nga papërgjegjësia politike. Prandaj, kur të ketë vërtet vullnet për marrëveshje, ajo nuk do të ndodhë rastësisht në sallë e as papritur në ditën e seancës.Nëse vjen marrëveshja, ajo do të paraprihet nga sinjale të qarta – deklarata të reja, ton tjetër, narrativë e ndryshuar – veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Qoftë për formimin e institucioneve, qoftë për shkuarjen në zgjedhje.” ka shkruar ai.
Postimi i plotë: