75 Mall Live Search
22:42 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / B XH

Cakolli: Ky është numri i banorëve veç e veç që do qeverisen nga partitë në nivel lokal

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar se me sa banorë do qeverisin partitë politike.

LDK-ja ka fituar në 7 komuna dhe do qeverisë me rreth 550 mijë banorë.

Më pas është PDK-ja, VV-ja dhe AAK-ja.

Më poshtë postimi i plotë i Cakollit:

Përtej numrit të komunave të fituara, një mënyrë më domethënëse për të kuptuar fuqinë reale të partive kryesore politike – sipas rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë komunash – është të analizohet numri i banorëve që jetojnë në komunat që ato do të udhëheqin. Kjo pasqyron më mirë ndikimin real të secilës parti në jetën e qytetarëve dhe peshën e saj demografike, përtej thjesht fitoreve numerike.

Sipas kësaj qasjeje, të bazuar në të dhënat aktuale të popullsisë (votuesve) për komunat e fituara:

– LDK do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 550 mijë banorë;

– PDK do të udhëheqë me 6 komuna, me rreth 490 mijë banorë;

– LVV do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 420 mijë banorë;

– AAK do të udhëheqë me 5 komuna, me rreth 340 mijë banorë.