75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / Z S

Cakolli: Nëse s’respektohet 30 ditëshi, Kuvendi më s’ka legjitimitet, Presidentja mund të procedojë me zgjedhje të reja

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka folur për bllokadën politike në Kuvendin e Kosovës dhe afrimin e fundit të afatit 30 ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Cakolli thotë se nëse s’do të ketë një zgjidhje as brenda dy ditëve të ardhshme, premtes dhe së shtunës, atëherë e vetmja gjë e qartë është se Kuvendi s’ka më legjitimitet të mblidhet.

“E vetmja gjë e qartë është që pas të shtunës, Kuvendi s’ka legjitimitet për t’u mbledhur më”, ka thënë Cakolli në FRONTAL të T7.

 Ai shprehet se rrugëdalja është që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të fillojë konsultimet me partitë për caktimin e zgjedhjeve, duke sqaruar se këtë ia mundësojnë tri dispozita.

“Rrugëdalja, është që presidentja menjëherë të filloj konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe këtë mund ta bëjë këtë bazuar në tri dispozita”, ka thënë Cakolli.

Ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që Gjykata të mos kthejë përgjigje për punën e masës së përkohshme dhe të kthejë përgjigje për pyetjet e tjera që janë parashtruar nga dy partitë dhe presidentja./Indeksonline/