75 Mall Live Search
08:01 / E Premte, 02 Maj 2025 / Z S

Cakolli për Deharin: Është hera e tretë që kryen shkelje procedurale dhe bën tejkalim të kompetencave

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Për të nëntën herë edhe seanca e djeshme dështoi sikurse ato paraprake.

Mirëpo për dallim nga seancat e kaluara në seancën e djeshme votimi për kandidatën e VV-së, Albulena Haxhiu, për kryetare të kuvendit u tentua të bëhej me votim të formës së msheftë.

Kjo u kundërshtua nga partitë opozitare. Lidhur me këtë Eugen Cakolli nga KDI-ja tha se Dehari ka kryer shkelje procedurale tri herë në kuvend dhe po ashtu sipas tij ai ka tejkaluar komeptencat.

“Është hera e tretë që Dehari në cilësinë e kryesusit të seancës që është vetëm aty për shkak të moshës së tij, është hera e tretë që kryen shkelje procedural dhe bënë tejkalim të kompetencave që ai i ka”, tha Cakolli në RTV 21.

Seanca e dhjetë me radhë pritet të mbahet të shtunën me 3 maj, duke filluar nga ora 10:00./Indeksonline/