75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / LB

Cakolli: Propozimi i kandidatëve që dihet paraprakisht se nuk i kanë votat, është vazhdim i bllokadës

Eugen Cakolli monitorues i punës së kuvendit ka komentuar zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Cakolli ka thënë se, pavarësisht se emrat ndryshuan, qasja nuk ka ndryshuar.

“Në mungesë të vullnetit politik për një marrëveshje të bazuar në kompromis, propozimi i kandidatëve që dihet paraprakisht se nuk i kanë votat, është thjesht vazhdim i bllokadës”, ka shkruar ndër të tjera Cakolli.