75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / b l

Cakolli tregon se si do të ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës pas rezultatit të zgjedhjeve

Eugen Cakolli nga KDI-ja, bazuar në rezultatet dhe trendin e deritashëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK-ja do të ketë 23 mandate, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 6 mandate.

Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm, sipas tij, në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).