75 Mall Live Search
20:51 / E Martë, 06 Maj 2025 / Burim

Cakolli: Votimi i fshehtë për Merz është i rregullt, nuk qëndron krahasimi me situatën në Kosovë

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim thotë se votimi i fshehtë për kancelarin gjerman Merz është i rregullt dhe se krahasimi me situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës nuk qëndron.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakolli shkroi se Merz fitoi përmes negociatave, pa ndryshuar procedurat.

Tutje ai ka shkruar se në Kosovë po tentohet të ndryshohet votimi i hapur, vetëm sepse mungon marrëveshja politike.

“Në Gjermani, votimi i fshehtë për kancelarin është rregull, i përcaktuar shprehimisht, jo një zgjidhje e çastit. Ndërsa, kancelari Merz fitoi përmes negociatave, pa ndryshuarprocedurat. Në Kosovë, po tentohet të ndryshohet votimi i hapur – normë që siguron transparencë – vetëm sepse mungon marrëveshja politike dhe votat për kandidaten. Për më keq, kjo po bëhet mes procesit, që është si të ndryshosh rregullat gjatë lojës”.Prandaj, krahasimi i situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës me votimin e fshehtë për kancelarin Merz në Gjermani, nuk qëndron! Gjermania do të duhej të merrej si shembull krahasues, vetëm për arritjen e marrëveshjes politike apo diskursit të fushatës”, ka shkruar Cakolli.

Pak me herët, deputeti i betuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, bëri disa akuza me aludime të devijuara ndërsa ngrit paralele për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, me atë të Bundestagut Gjerman. /Indeksonline/