75 Mall Live Search
15:08 / E Enjte, 30 Prill 2026 / S Z

Caktimi i datës së zgjedhjeve, fillon takimi i Haxhiut me përfaqësues të partive politike

Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu,  me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Takimi ka filluar në orën 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në takim me Haxhiun i pranishëm është lideri i PDK-së Bedri Hamza, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

 Ndërkaq në takim janë të pranishëm dhe përfaqësues të partive minoritare.

Ndryshe, ky takim po zhvillohet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit./Indeksonline/