75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / MSH

Caktimi i datës së zgjedhjeve lokale/ Presidentja takohet sot me përfaqësues partish

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike, për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Njoftimin për takimin e sotëm e bëri me dije dje këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, shkruan IndeksOnline.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Menjeherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, deklaroi Kupina.