16:35 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Caktohen datat dhe oraret e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

UEFA ka njoftuar kalendarin e detajuar të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, me data dhe orar, qoftë për kthimin e 1/8 finale, ashtu edhe për çerekfinalet, të cilat do të luhen me nga një sfidë të vetme në kryeqytetin e Portugalisë.

Juventusi do të presë Lyonin në ndeshjen e dytë të raundit të papërfunduar ende, më 7 gusht, në orën 21:00; ndërsa Napoli do të luajë në fushën e Barcelonës më 8 gusht, prej orës 21:00. Atalanta, tashmë e kualifikuar në çerekfinale, do të përballet me PSG në Lisbonë, më 12 gusht, prej orës 21:00

. Ky është programi i plotë i të gjitha ndeshjeve:

1/8 finale, ndeshjet e kthimit
Manchester City-Real Madrid (7 gusht, 21:00)
Juventus-Lyon (7 gusht, 21:00)
Barcelona-Napoli (8 gusht, 21:00)
Bayern Munich-Chelsea (8 gusht, 21:00)

Çerekfinalet (në Lisbonë, me një ndeshje të vetme)
Atalanta-PSG (12 gusht, 21:00)
Leipzig-Atletico Madrid (13 gusht, 21:00)
Barcelona / Napoli – Bayern Munich / Chelsea (14 gusht, 21:00)
Manchester City / Real Madrid – Juventus / Lyon (15 gusht, 21:00)