75 Mall Live Search
21:33 / E Enjte, 29 Prill 2021 / A. A

Caktohen datat e miqësoreve të Kosovës me Komorosin dhe Gambinë

Në muajin qershor ekipi kombëtar i Kosovës në futboll, do të zhvillojë 4 ndeshje miqësore.

Ndaj San Marinos (1 qershor) dhe ndaj Kazakistanit (4 qershor), ‘dardanët’ do të luajnë në Prishtinë.

Të nesërmen, Kosova udhëton në qytetin e Antalisë në Turqi për të zhvilluar një kamp disa ditorë.

Federata e Futbollit të Kosovës të mërkurën zyrtarizoi ballafaqimet me Komorosin dhe Gambinë.

Indeksonline mëson se miqësorja me Komorosin do të zhvillohet më 8 qershor, ndërsa me Gambinë më 11 qershor.

Për krejt këto ndeshje, trajneri Bernard Challandes planifikon të grumbullojë në shumicë, futbollistë nga Superliga e Kosovës.

/Indeksonline/