Caktohen gjyqtarët e javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthet në mesjavë me tre ndeshje të vlefshme për javën e tretë.
Dy ndeshje do të zhvillohen ditën e mërkurë ndërsa një të të ejten, shkruan IndeksOnline.
Gjatë ditës së sotme FFK-ja ka deleguar gjyqtarët për këto tre ndeshje.
Alban Shala do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Drenica-Gjilani e cila luhet të mërkurën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderajz më fillim nga ora 17:00.
Ndeshja Malisheva – Ferizaji do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu, ndeshje kjo e cila zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 17:00, në stadiumin Liman Gegaj.
Ndeshja e tretë e cila luhet ditën e ejte në ora 17:00 mes Dukagjinit dhe Llapit, do të drejtohet nga Genc Nuza.
Dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro Prishtina-Drita dhe Trepça ’89 -Ballkano janë shtyer për një datë tjetër, për shkak se klubi nga Suhareka luan ndeshjen kthyese ndaj Shkupit, ditën e ejte në stadiumin “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/
