75 Mall Live Search
18:41 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Ballkani – Shkupi

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, të ejten luan ndeshjen e kthimit kundër skuadrës së Shkupit.

Ndeshja është e vlefshme për fazën e ”play-off”- it të Ligës së Konferencës, shkruan IndeksOnline.

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.

Gjyqtar kryesor do të jetë Istvan Vad, ndërsa asisentët e tij do të jenë Vencel Toth dhe Istvan Albert.

Ferenc Karako do të jetë gjyqtar i katërt.

Të gjithë gjyqtarët janë nga Hungaria.

Ndeshja Ballkani-Shkupi zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrr” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:00.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Maqedoni, ka përfunduar me fitoren e Ballkanit me rezultat 2-1./IndeskOnline/