Caktohen gjyqtarët e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës

Janë caktuar gjyqtarët për xhiron e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e diel më fillim nga ora 13:00 dhe do të gjykohet nga Dardan Çaka.
Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin ”Fadil Vokrri” ku Prishtina do të luaj kundër skuadrës së Gjilanit.
Gjyqtar kryesor për këtë përballje është caktuar Visar Kastrati, e cila do të luhet ditën e shtune më fillim nga ora 18:00.
Më poshtë mnd ti gjeni të gjithë gjyqtarët e javës së 15-të./IndeksOnline/
