75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 14 Tetor 2022 / Gj. Sh

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 11-të në Superligës

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të.

Të shtunën në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje; Prishtina e pret Ferizajn, kurse Drita i shkon Dukagjinit.

Të dielën do të zhvillohen tri ndeshje tjera.

Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Llapit, Ballkani do të luajë në udhëtim kundër Drenicës, derisa Malisheva e pret Gjilanin.

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar tashmë edhe zyrtarët për këto ndeshje.