75 Mall Live Search
19:42 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 16-të në Superligë

Në mesjavë do të zhvillohet java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Për këtë javë spikat derbi mes rivalëve lokal, Gjilanit dhe Dritës, që do të zhvillohet të enjten.

Një ndeshje tjetër interesante që do të zhvillohet në po të njëjtën ditë, është ajo mes Ballkanit dhe Llapit.

Java e 16-të do të hapet të mërkurën, kur do të zhvillohen tri ndeshje. Prishtina i shkon Malishevës, Drenica e pret Dukagjinin, teksa Trepça ’89 do të përballet me Ferizajn.

Të gjitha ndeshjet janë të parapara për t’u zhvilluar nga ora 13:00.

Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar edhe delegimet për ndeshjet e kësaj jave: