Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 30-të në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiro e 30-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
FFK-ja ka caktuar gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë e këtyre ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.
Derbi i kësaj jave zhvillohet ditën e shtune në Gjilan, aty ku Drita do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari, Dardan Çaka.
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të ketë punë me skuadrën e Trepçës ’89.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga Gramos Shala.
Më posht i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës./IndeksOnline/
