Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar gjyqtarët për javën e gjashtë të AlbiMall Superligës.
Ndeshjet do të zhvillohen gjatë vikendit ku spikat ndeshja Ballkani-Drita, e cila është derbi i javës, shkruan IndeksOnline.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Gjyqtar kryesor në ndeshjen Ballkani-Drita, do të jetë Mentor Ajeti, teksa ndihmësit e tij do të jenë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit e Prishtinës, aty ku treshja; Visar Kastrati, Besnik Morina dhe Granit Hyseni do të ndajnë drejtësinë.
Genc Nuza do të ndaj drejtësin në ndeshjen Ferizaji-Llapi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë: Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Lirim Jasharaj.
Ndeshja Malisheva-Dukagjini do të drejtohet nga gjyqtari Mervan bejtullahu ndërsa Drenica-Trepça ’89 nga Ilir Mehmeti./IndeksOnline/
