Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Superligës së Kosovës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/superlgia.png)
Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës janë caktuar gjyqtarët për javën e 27-të.
Të shtunën zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Indeksonline
Gjyqtari kryesor në këtë duel është Lirim Jashari, me asistentë: Bujar Selimaj, Zgjim Rrahimi dhe Alban Shala.
Në ndeshjen mes Malishevës dhe Dritës, gjyqtar kryesor do të jetë: Bigan Ibërdemaj, me asistentë: Edmond Zeqiri, Bajram Kabashi dhe Ilir Mehmeti.
Të dielën luajnë tri ndeshje, kurse te ndeshja Llapi – Liria gjyqtarët do jenë: Bardh Ajeti, asistentët: Granit Hyseni, Fatlum Jashari dhe Egzon Dakaj.
Kurse te takimi, Feronikeli – Fushë Kosova, gjyqtar kryesor është Visar Kastrati, me asistentë: Arbnor Bullatovci, Bekim Rama dhe Dardan Çaka.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjini zhvillohet në stadiumin me bari sintetik, me gjyqtar kryesor: Valon Bajgora, asistentët: Fatlum Berisha, Gzim Mehmeti dhe Mervan Bejtullahu./Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/w-1024x1024.jpg)