75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Caktohen gjyqtarët për xhiron e fundit, ky refer do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Ballkani-Drita

Pasnesër do të zhvillohet xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës. Kampioni tashmë dihet, por ende nuk është përmbyllur gara për pozitën e dytë dhe për mbijetesë.

Ndeshja më interesante duhej të ishte mes Ballkanit e Dritës por për shkak se mysafirët tashmë janë kampion, rëndësia e kësaj ndeshje është më e vogël.

Këtë ndeshje do ta referoj gjyqtari më i vlerësuar në Kosovë, Genc Nuza.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Flamurtarit e Gjilanit. Klubi nga kryeqyteti kërkon fitoren për të siguruar mbijetesën, kurse Gjilani dëshiron ta ruaj pozitën e dytë. Gjyqtari Dardan Çaka do ta referoj këtë ndeshje.

Referi, Shpëtim Murtezi do ta ndaj drejtësin në ndeshjen mes Trepçës 89 dhe Prishtinës./Indeksonline/