75 Mall Live Search
18:35 / E Premte, 16 Shtator 2022 / Gj. Sh

Caktohen gjyqtarët për xhiron e tetë të AlbiMall Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohet xhiro e tetë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. 

Edhe në këtë javë do të zhvillohen duele tejet interesante përgjatë tri ditëve.

Llapi që po kalon formë të dobët luan nesër (e shtune) në udhëtim te Gjilani, ku pritet një luftë e madhe për pikët e plota.

Burim Jahmurataj është caktuar gjyqtar kryesor për këtë ndeshje, me asistentët Gzim Mehmeti dhe Abnor Bullatovci. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

Duel interesant nesër zhvillohet edhe në Liman Gegaj, ku Malisheva që sapo shkarkoi trajnerin Arsim Thaqi, e pret Dritën në shtëpi.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Gramos Shala me asistentët Granit Hyseni dhe Visar Kelmendi. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.

Delegimet e plota për xhiron e tetë në elitën e futbollit kosovar.