75 Mall Live Search
18:54 / E Diele, 07 Mars 2021 / A. A

Caktohen gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, Rashicën e pret ndeshje e vështirë

Janë publikuar çiftet e gjysmëfinales në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Borussia Dortmund do të luaj kundër Holstein Kiel ndërsa Leipzig do të jetë mysafir i fituesit të ndeshjes Jahn Regensburg – Werder Bremen.

Skuadra e Milot Rashicës do ta luaj ndeshjen çerekfinale me 17 prill, dhe nëse e siguron biletën për në gjysmëfinale, më 1 maj e pret Leipzigun.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për Werder Bremen që të kërkojë triumfin në Kupën e Gjermanisë për herë të parë pas 13 vitesh.

/Indeksonline/