75 Mall Live Search
13:42 / E Martë, 14 Janar 2025 / S Z

Caktohen laboratorët referentë për influencën, fruthin dhe rubelën

Në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi dhe në përputhje me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Ministri i Shëndetësisë ka miratuar vendimin për caktimin e dy laboratorëve referentë në kuadër të IKSHPK-së:

1. Laboratori për influencë është caktuar si laborator referent për diagnostikimin dhe monitorimin e Influencës dhe viruseve të tjera respiratore në nivel kombëtar.

2. Laboratori për fruth dhe rubelë është caktuar si laborator referent për diagnostikimin, monitorimin dhe studimin e fruthit dhe rubelës.

Roli i laboratorit referent për influencë:

• Funksionon si qendër diagnostike për influencën dhe viruset respiratorë në Kosovë.

• Është pikë kyç kontakti me OBSH-në, ECDC-në dhe institucione ndërkombëtare për çështje virologjike.

• Respekton standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për biosigurinë dhe transportin e mostrave infektive.

• Merr pjesë në programe të vlerësimit të cilësisë dhe organizon vlerësime për laboratorët e Kosovës.

• Shërben si qendër trajnimi për personelin laboratorik mbi diagnozën e influencës dhe viruseve respiratorë.

• Raporton strukturave të Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Detyrat Specifike të Laboratorit Referent për Influencë:

• Teston mostra për sëmundje të ngjashme me gripin dhe infeksione akute respiratore sipas mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse.

• Identifikon dhe dallon nën-tipe të influencës A dhe B duke përdorur metoda diagnostike të avancuara.

• Përgatit dhe raporton të dhëna statistikore për IKSHPK.

• Ruajtja e mostrave në mikrobanka dhe dërgimi i tyre në qendrat bashkëpunuese të OBSH për zhvillimin e vaksinave sezonale.

Roli i laboratorit referent për fruth dhe rubellë:

• Zbaton dhe promovon metoda të verifikuara diagnostike sipas standardeve ndërkombëtare.

• Rekomandon teste për diagnostikimin e sëmundjeve dhe zhvillon procedura të reja.

• Mban sisteme sigurie dhe biosigurie të avancuara për këto diagnoza.

• Koordinon studime shkencore dhe teknike në bashkëpunim me organizata të tjera.

• Krijon rrjete bashkëpunimi dhe organizon testime ndërlaboratorike për krahasueshmërinë e rezultateve.

Detyrat Specifike të Laboratorit Referent për Fruth dhe Rubellë:

• Siguron teste diagnostikuese dhe këshilla shkencore për kontrollin e sëmundjeve.

• Ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve referente biologjike për diagnostikim.

• Organizimin e trajnimeve profesionale dhe pjesëmarrje në takime shkencore.

• Koordinimin e testimeve ndër-laboratorike brenda dhe jashtë Kosovës.