10:01 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Caktohet 1 muaj paraburgim për eksportuesin e armëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.T,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale importi, Eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 372 par, 2 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit A.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.30.07.2018, rreth orës 18:40 minuta në rrugën Prizren – Gjakovë, në Landovicë, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të automjetit nga ana e Policisë së Kosovës është vërtetuar se i njëjtinëmënyrë të paautorizuar fillimisht ka poseduar dhe transportuar armë të zjarrta edhe atë 8 (tetë) granata të pushkës dhe 4 (katër) kutia eksploziv “TNT” me peshë nga 200 gram. Të njëjtat armë dhe materie eksplozive janë sekuestruarnga ana e Policisë së Kosovës dhe i pandehuri A.T është arrestuar.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Tështë masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palaka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.