Caktohet data dhe ora e takimit mes Abdixhikut, Kurtit e Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se takimi i tij me Kurtin e Osmanit do të jetë të premten në orën 14:30.
Këtë e ka thënë në Prekaz, atje ku ishte sot për të bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.
“Jemi të interesuar qe të shërbejmë mbarë dhe drejt. Do të punojmë për interesin e Kosovës. Para takimit, do të mbajmë mbledhje në LDK për të treguar hapat e mëtejmë”, ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/