75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Z S

Caktohet data dhe ora kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për heqjen e masës “arrest në burg”

Gjykata e Posaçme ka caktuar, më 13 gusht, ora 10:00, ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës, i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg, me masë më të butë sigurie.

Seanca do të mbahet nga gjyqtari Erjon Çela, shkruan A2-shi.

Javën e kaluar, gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli moskompetencë./Indeksonline/