Caktohet data dhe orari për ”El Clasicon” mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga ka caktuar datën dhe orarin për ndeshjen e dytë të sezonit mes Real Madridit dhe Barcelonës.
“El Clasico” e futbollit do të zhvillohet me datën 21 prill, nga ora 21, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas dhe luhet në stadiumin ”Santiafo Bernabeu”.
Kujtojmë që ndeshja e parë e këtij sezoni, e cila u zhvillua në stadiumin ”Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë, përfundoi me fitoren e klubit mbretëror, me rezultat 2-1./IndeksOnline/