16:25 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Caktohet data dhe vendi i Superkupës Italiane Milan-Inter

Lega Serie A, ka caktuar datën e ndeshjes së superkupës italiane e cila luhet në mes Milanit dhe Interit.

Ndeshja do të luhet në qytetin Riad të Arabisë Saudite, me 18 janar të vitit 2023.

Derbi ‘’Della Madonina’’, në Superkupën italiane ka munguar që nga viti 2011, ku Milani fitoi me rezultat 2-1, me golat e Zlatan Ibrahimovic dhe  Kevin Prince Boateng, ndërsa për Interin golashënues ishte holandezi Wesley Snaider.

Kjo është hera e 12-të që ky trofe luhet jashtë Italisë./Indeksonline/