23:41 / E Martë, 18 Janar 2022 / AR

Caktohet data dhe vendi, ja kur pritet të mbahen eventi i çmimeve ‘Grammy’

Çmimet ‘Grammy’ të cilat ishin shtyrë për shkak të pandemisë, Covid-19, janë ri planifikuar të mbahen me 3 prill në Las Vegas.

Kështu tha Akademia dhe transmetuesi i CBS në një deklaratë ditën e sotme( e martë, 18 janar), transmeton Indeksonline.

Ky event ishte caktuar të mbahet me 31 janar në Los Anxhelos.

Çmimet CMT për muzikën country, e cila ishte caktuar për 3 prill, tani do të mbahet më vonë në prill, tha CBS./Indeksonline/