75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 06 Janar 2023 / Gj. Sh

Caktohet data dhe vendi për ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Llapit dhe Ballkanit

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot mbajti mbledhjen e vet të radhës.

Aty u vendos edhe data dhe vendi i zhvillimit të Superkupës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja do të zhvillohet në Antalia të Turqisë më 21 janar.

“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhej në njoftimin e FFK-së./IndeksOnline/