75 Mall Live Search
13:08 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Gj Sh

Caktohet data e finales së ”Copa del Rey”-t

Federata e Futbollit e Spanjës ka zyrtarizuar datën dhe stadiumin e finales së ”Copa del Rey”-t, për sezonin 2025/26.

Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunen e 18 prillit, në stadiumim ”La Cartuja” në Sevilla, nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Ky do të jetë viti i shtatë radhazi që finlaja e Kupës së Mbretit luhet në “Cartuja”.

Barcelona, Atletiko Madridi, Atletiko Bilbao dhe Real Sociedadi janë në garë për trofeun e këtij sezoni.

Atletiko Madridi në ndeshjen e parë shënoi fitore bindëse me rezultat të thellë 5-0 ndaj Barcelonës, derisa Socidadi fitoi ndaj Bilbaos me rezultat 1-0./IndeksOnline/