Caktohet data e gjykimit për Benjamin Mendy

Është caktuar data për gjykimin e mbrojtësit të Manchester City, Benjamin Mendy, transmeton Indeksonline.
Sipas RMC Sport, francezi pritet të gjykohet më datën 22 janar të vitit të ardhshëm, gjykimi pritet të zgjasë rreth dy javë e gjysmë.
Mendy është i akuzuar për përdhunim dhe ngacmim seksual, e si pasojë ë kësaj klubi i Manchester Cityt e ka suspenduar.