75 Mall Live Search
17:23 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Caktohet data e ndeshjes Manchester City – West Ham, që u shty shkaku i motit

Ndeshja e paraparë të luhej të dielën në mes të Manchester Cityt dhe West Hamit ishte shtyrë për shkak motit me shi dhe erëra që ka kapluar ishullin britanik.

Federata Angleze ka vendosur një datë të re për zhvillimin e kësaj ndeshje.

Sfida e mbetur e xhiros së 26-të do të zhvillohet javën tjetër me 19 shkurt në ora 20:30. /IndeksOnline/