16:56 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Caktohet data e prezantimit të Cristiano Ronaldos në klubin e ri

Çdo ditë dalin informacione të reja rreth marrëveshjes së mundshme të Cristiano Ronaldos me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, arabët e kanë programuar prezantimin e CR7 në ditë e parë të viti të ri, pra më 1 janar.

Zyrtarët e klubit saudit mbeten optimistë për “po”-në e portugezit. “Marca” shpjegon gjithashtu se “disa ditë më parë, një person i besuar i Cristiano Ronaldos, i cili nuk është Jorge Mendes, ishte në Riad për të përcaktuar detajet e fundit të kontratës. Kjo shpjegon udhëtimin e CR7 drejt Arabisë Saudite sapo përfundoi Botërori.”

Al Nassr hoqi tre lojtarë në javën e fundit dhe gjithashtu nuk finalizoi nënshkrimin e dy të tjerë. “Marca” nënvizon gjithashtu se, pas Cristiano Ronaldos, klubi saudit do të tentojë edhe nënshkrimin me Sergio Ramosin, aktualisht në fund të kontratës me Paris Saint-Germain.